Mirëmbajtja dhe pastrimi
- Përpara se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike, hiqni spinën nga priza.
- Mbani të pastër fshesën me korrent dhe vendet e ventilimit për të punuar mirë dhe në mënyrë të sigurt.
- Nëse është e mundur, përdorni gjithmonë një sistem nxjerrjeje në kushte ekstreme funksionimi. Pastroni shpesh vrimat e ventilimit me furçë dhe instaloni një pajisje të rrymës së mbetur (PRCD). Kur punoni me metale, pluhuri përçues mund të mblidhet brenda veglës elektrike. Izolimi mbrojtës i veglës elektrike mund të dëmtohet.
Nëse nevojitet që të zëvendësohet linja lidhëse, atëherë ajo duhet të merret nga Bosch ose një qendër shërbimi e autorizuar për vegla elektrike Bosch, për të evituar rreziqet e sigurisë.