Informacion mbi zhurmën/dridhjet

GBH 185-LI:

Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN IEC 62841-2-6.

Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: niveli i presionit të zërit 93 dB(A); niveli i fuqisë së zërit 101 dB(A). Pasiguria K = 3 dB.

Mbani mbrojtje për veshët!

GBH 185-LI + GDE 12:

Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN IEC 62841-2-6.

Niveli i matur i zhurmës A së pajisjes elektrike është normalisht: niveli i presionit të zërit 94 dB(A); niveli i fuqisë së zërit 102 dB(A). Pasiguria K=3 dB.

Mbani mbrojtje për veshët!

GBH 185-LI:

Shpimi me çekiç në beton: ah, HD = 17,5 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, HD = 655 m/s2 (K = 39 m/s2)

Daltë: ah, CHeq = 9,5 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, CHeq = 407 m/s2 (K = 40 m/s2)

GBH 185-LI + GDE 12:

Shpimi me çekiç në beton: ah, HD = 14,4 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, HD = 778 m/s2 (K = 16 m/s2)

Daltë: ah, CHeq = 8,7 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, CHeq = 660 m/s2 (K = 84 m/s2)

Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.

Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.