Shpejtësia e shiritit

Me dy butonat e parazgjedhjes së shpejtësisë së shiritit (2) dhe (3) mund të parazgjidhni shpejtësinë e nevojshme të shiritit edhe gjatë funksionimit. Shpejtësia e kërkuar e shiritit varet nga materiali dhe kushtet e punës dhe mund të përcaktohet me anë të testimit praktik.

LED-e

[min-1]

Dritë e vazhdueshme 1 x e bardhë

200

Dritë e vazhdueshme 2 x e bardhë

228

Dritë e vazhdueshme 3 x e bardhë

257

Dritë e vazhdueshme 4 x e bardhë

286

Dritë e vazhdueshme 5 x e bardhë

320

Pasi të keni punuar për një kohë të gjatë me shpejtësi të ulët të shiritit, duhet ta lini pajisjen elektrike të punojë në gjendje boshe me shpejtësinë maksimale të shiritit për rreth 3 minuta që të ftohet.