Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë

3 LED jeshile të treguesit të nivelit të karikimit të baterisë tregojnë statusin e karikimit të baterisë.

LED

Kapaciteti

Dritë e vazhdueshme 3 × jeshile

68–100 %

Dritë e vazhdueshme 2 × jeshile

22–68 %

Dritë e vazhdueshme 1 × jeshile

2–22 %

Dritë pulsuese 1 × jeshile

0–2 %

Mbrojtje nga mbingarkesa e varur nga temperatura

Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e lartë, elektronika fik veglën elektrike derisa të kthehet në intervalin optimal të temperaturës së funksionimit.

Kjo gjendje sinjalizohet nga një dritë ndezëse e tre LED-ve të treguesit të nivelit të karikimit të baterisë . LED-et fiken kur vegla elektrike ka arritur sërish temperaturën optimale të funksionimit.